Pasojat e agresionit rus mbi Ukrainën kanë sjellë efektet negative edhe në Shqipëri. Qindra banorë të qytetit të Kukësit janë dyndur mbi pikat e shitjes së miellit për sigurimin e rezervave në familjet e tyre.

Kamera e Fax-News vëzhgoi nga afër këtë situatë, qytetarët me automjetet e tyre, mjetet e transportit apo edhe triçikla po shpejtojnë të ngarkojnë thasët me miell.

Prej ditës së djeshme, vërejnë transportuesit, se është rritur puna e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.

Krahas rritjes së kërkeses për blerje të miellit, banorët pohojnë se është rritur me 200 lekë të reja edhe një thesë miell që nga dita e nisjes së luftës. Ata thonë se kjo është abuzive, pasi mielli që tregtohet në vend, ka hyrë me çmimin normal, të para luftës.

Nga ana tjetër tregtarët e miellit nënë zë, jashtë kamëras, pohojnë se rezervat e miellit janë të mëdha, po ashtu nuk e pranojnë faktin se ka rritje të çmimeve nga bursa këto dy ditë, por lënë të kuptohet se rritja e tyre është abuzuese nga një pjesë e tyre.

Rusia është eksportuesi më i madhë i drithërave në vendin tonë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia. Vendosja e sanksioneve Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, detyron Shqipërinë  të gjejë treg të ri për drithërat.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re