Elnor Elezi është i riu që po bën ‘namin’ me cover-at në rrjet. Ai interpreton këngë nga më të ndryshmet dhe pëlqehet shumë nga publiku. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Elnori ka treguar se fillimisht është marr me kërcim dhe më pas ka kaluar te muzika. Sakaq, në përditshmëri, ai nuk ka bërë një shkollë muzike, por është krijues marketingu digjital.

Është një pasion që ka nisur nga mosha 18-19 vjeç. E kam nisur për pasion, nuk është se kam pasur ndonjë qëllim. E kam nisur kështu, do e mësoj, gjërat zakonisht në jetë i kam bërë pa plan.

Kam kënduar edhe nëpër bare, kam kënduar edhe nëpër skena. Madje, performanca që më pëlqen më shumë, është ajo me kamion, rreth qytetit të Prizrenit, ajo është e preferuara ime.

Unë në përditshmëri merrem me marketing, dixhital marketing. Unë punoj nga shtëpia dhe mes pauzave marr kitarën.

Unë tani jetoj në Kukës, më herët kam jetuar në Tiranë. Me pjesën e videove, cover-ave nuk jam i sigurt nëse do vazhdoj shumë, nëse hedh, do hedh ndonjë tek tuk për qejf, por që nuk e di. Dëshirë kam të bëj një gjë origjinale timen, por më duket një frymëzim. 

Kur kam qene 4-5 vjeç jam marr me kërcimet e Michael Jackson. Kam qene i shpërndarë në shumë zhanre, thjesht e kam filluar me kërcim, pastaj jam shpërndarë në shumë zhanra të ndryshëm, te kërcimi popullor me vallet kombëtare, kam kaluar në hip-hop, ka pasur një periudhë që kam bërë dhe beat-box”, u shpreh Elnori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re