Një grua shqiptare është përzgjedhur mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman në Angli.

Ajo është Arta Cika, studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.

Por në një reagim emocionues pas marrjes së çmimit, Arta Cika ka
vendosur t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe
Shqipërisë në këtë moment të vështirë të rimëkëmbjes pas tërmetit
shkatërrimtar.

Ja dedikimi i saj:

Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100
fitueset e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 ne Mbreterine e Bashkuar
(UK). Dua të falenderoj nga zemra Jurine Teknike që më zgjodhi, të
gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan.
Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlersimet dhe mbeshtetjen që
më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e
vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra
të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë
vajzë luftarake dhe ti thoja që “Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të
ndalojë që të arrish synimet e tua.” Dhe ky është një mesazh që dua tua
them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni
inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e
panjohura. Puna gjithnjë shpëblehet.

Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime,
që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë
për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte
qenë e mundur.

Ne fund, do doja tia dedikoja këtë cmim vëndit tim të dashur,
Shqiperisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve
në veçanti atyre të prekur nga termeti. Sic thot edhe shprehja: “Supet e
maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të
qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë
anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të
gjithëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re