Mëngjesin e sotëm ka pasur një mbledhje në Komisionin e Edukimit dhe Medias, ndërsa ka vazhduar e njëjta situatë, ku deputetët e opozitës janë paraqitur ndërsa mazhoranca këmbëngul në idenë se mbledhjet duhet të zhvillohen online.
Në dalje pasi mbledhja e komisionit nuk u realizua, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka dhënë një deklaratë për mediat ku shprehet se fakti që mazhoranca këkon që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, vjen si pasojë e frikës së tyre për t’u përballur me realitetin e braktisjes së shkollave nga fëmijët. Ndërsa shton se beteja e opozitës do të vazhdojë pa u ndalur kundër kësaj qeverie.
Agron Gjekmarkaj në Komisionin e Edukimit dhe Medias
“U paraqita në komisionin e Edukimit të Medias për të përfsaqësuar lirinë e fjalës dhe parlamentarizmit në Shqipëri, gjendemi në një situatë absurde, mazhoranca nuk u paraqit. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për fëmijët që braktisin fëmijët dhe shkollat që braktisen dhe shkollat që bëhen vetëm 2 orë. Ne do jemi në betejë të përgjithshme në betejë me regjimin.
Opozita nuk është e vogël, është e fortë. Komisioni nuk u konstituua, por ne u paraqitëm aty që të fillonim normalisht. Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje krytares së parlamentit që mos të bëhet përfaqësuese e dëshirave të Edi Ramës, të mos ndjekë shembujt e mëparshëm.”
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
