Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka zbuluar të gjitha arsyet se pse ka vendosur që të jetë e 36, pra e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet.

Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit. Duke qenë se listat janë gjysmë të hapura, qytetarët kanë mundësi që të votojnë për emrin e kandidatit që është në listë, dhe në këtë mënyrë tha Shehaj, ajo vetë do të testohet nëse socialistët e duan apo jo që të jetë pjesë e Kuvendit.

“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin” ka shpjeguar ajo për Fax Nevs.

Por në fakt kjo është vetëm një pjesë e vërtetës. Për zgjedhjen e numrit 36 ka pasur një garë të madhe në LSI sepse nga kandidatënt ai konsiderohet si një numër i privilegjuar sepse mbahet mend më lehtë nga zgjedhësit. Prandaj për kalimin nga PS në LSI Brisi mund të quhet se është shpërblyer sadopak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re