Ndërtimi i kullës shumëkatëshe në lulishten pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është sherrnaja e gushtit jo vetëm mes qeverisë dhe opozitës por edhe brenda kampit të djathtë.

 

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike zyrtare Lulzim Basha akuzon Edi Ramën dhe Sali Berishën se në dakordësi me njëri tjetrin heshtin për të mbrojtuar bashkëpunëtorët dhe financuesit e tyre.

 

Në emrat e përmendur në media si pronarë të kullës është edhe ai i djalit të ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

 

Akuzat u mohuan nga Sali Berisha me cilësimin si të fabrikuara nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zëdhënësi i qeverisë Endri Fuga, për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Njëjtë si i biri,Sali Berisha e sfidoi Edi Ramën që të anullojë lejen e ndërtimit.

 

SALI BERISHA

 

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje. E ftoj Edi Ramën të anulloj menjëherë lejen.

 

Erion Veliajt i tha se bashkë me Edi Ramën jeni autorët kryesorë të aferës korruptive për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

 

SALI BERISHA  

 

ISH KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Këtu po vlon një luftë brenda llojit se akush nuk mund të hedhë hi syve të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi gjashtë herë dhe jo atë që insistoi gjashtë herë, ate që mashtroi dhe firmosi në emër të këshillit bashkiak dha garanci për 91 mln euro pa pasur asnjë tagër, përveç mashtrimit, firmosi në emër të këshillit të qarkut pa u pyetur asnjëherë bashkitë.

 

Ish kryeministri the se Partia Demokratike nuk do të lejojë që hetimi për “inceneratorët” të katandiset në një aferë familjare ku nxirren urdhër-arreste për ish bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetaj dhe jo për autorët, Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re