Ajo që do të jetë kulla më e lartë e botës, “Jeddah” në Arabinë Saudite, po i afrohet fundit. Kur të hapet në vitin 2020, sigurisht do ta lërë në hije strukturën ikonë të Dubait, “Burj Khalifa”, duke e rrëzuar nga froni i qiellgërvishtëses më të lartë të globit, pasi do ta kalojë me gati 80 metra.

Kostoja totale e ndërtimit llogaritet në 1.4 miliardë dollarë. Kulla do të jetë xhevahiri i kurorës së qytetit ekonomik Jeddah, një projekt tregtar dhe rezidencial mbi një sipërfaqe gjigante toke, që përfshin shtëpi, hotele e zyra, si dhe atraksione të shumta turistike, transmeton tch.

Puna për realizimin e planit ambicioz, megjithatë nuk ka shkuar vaj. Ka pasur disa vonesa që kur rindërtimi nisi në vitin 2013.

Prej nëntorit të 2017-s, dy prej mbështetësve më të zëshëm të projektit; Princi Al-Waleed bin Talal i Arabisë Saudite, një investitor dhe një biznesmen i pangopur, dhe Bakr Bin Laden, kryetar i kompanisë ndërtimore “Bin Laden” të kullave në Jeddah; janë përfshirë nga dallga e përpjekjeve antikorrupsion në Mbretërinë e Gjirit Persik, ku me qindra vetë kanë përfunduar nën akuza për korrupsion.

Kompania ekonomike e Jeddah, sipërmarrësi pas qiellgërvishtëses, konfirmoi megjithatë për CNN-in se projekti do të përfundojë deri në vitin 2020, siç është planifikuar.

Image result for jeddah tower progress

Image result for jeddah tower progress

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re