Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, ashtu sikurse edhe në Durrës, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Por megjithë fluksin e lartë, vrojtuesit mungojnë.

 

Menaxhuesit privatë të plazheve e kanë detyrim ligjor që të ndërtojnë një kullë dhe të punësojnë një vrojtues plazhi. Por në fakt, në kulla vihet re se nuk ka asnjë njeri.

 

Por pushuesit shprehen se ndihen të sigurt në plazh dhe se nuk kanë pasur probleme të kësaj natyre.

 

“Ndihemi të sigurtë”

 

“Ka shumë siguri në det, ka vrojtues që shikojë a ka ndodnjë rast për shpëtim ose ndonje gjë tjetër”. tha njëe pushues.

 

Ndërsa pushues të tjerë thonë se nuk kanë parë vrojtues plazhi, që të këshillojnë njerëzit për kushtet e detit për notim, apo të paralajmërojnë nëse ka rrezik.

 

“Ka pesë ditë që jam këtu dhe nuk ka parë asnjë vrojtues. Duhet të shtohen rojet sepse ka njerëz që nuk dinë not dhe ju rrezikohet jeta” u shpreh një pushues.

 

Ndonëse ligji përcakton qartë detyrat e gjithsecilit në plazhe, duket se edhe këtë vit ai po shpërfillet në dëm të sigurisë se pushuesve. Kullat e vrojtimit po ashtu nuk kanë sinjalistikën e nevojshme, e cila është gjithashtu e detyrueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re