Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka reaguar pas deklaratave të Ambasdorit italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, që deklaroi në “Real Story”, se “synimi im është që të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Nuk mbëstesim asnjë palë politike në Shqipëri”.

Duke iu drejtuar Bashës, Kulluri shprehet se: “Pra i dashur Kryetar, nuk ka komplot ndërkombëtar kundër teje! Aq më tepër nga një ambasador i një qeverie konservatore!

Mblidhe mendjen mirë që nuk ke asnjë mbështetje ndërkombëtare në rrugën aventureske që vazhdon me kokëfortësi!”.

Më këtë deklaratë të bërë mbrëmë ambasadori italian hodhi poshtë akuzat e bëra shpesh nga opozita apo dhe Presidenti i Republikës, se ambasadorët mbështesin qeverinë. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re