Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot për një vizitë zyrtare në Slloveni, vend i cili do të mbajë Presidencën e ardhshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës, Basha u takua me kryeministrin Janez Janša, me të cilin diskutuam për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Në një deklaratë, Basha u shpreh se ka marrë garancinë se Sllovenia do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Për Shqipërinë –tha Basha- nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE”.

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakord të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Kryetari i PD.

I cili ka gjetur kohen dhe momentin ne kulmin e pandemise per te zhvilluar kete vizine ne Slloveni dhe per te bere si kryeminister, me kryeministrin e vendit qe ka presidencen e ardhshme 6 mujore te BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re