Policia e Lezhës në kuadër të kontrollit për goditjen e rasteve të kultivimit të kanabisit ka arrestua dy persona Paulin Zefi dhe Andi Doçi.

 

Bëhet fjal për një rast të kultivimit të bimës narkotike dhe një tjetër rast shpërndarjeje.

 

Policia ka asgjesuar bimët dhe ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike.

 

Lezhë/Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Goditet dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike, sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e territorit.

Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në Balldre. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Z., 55 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se ka kultivuar në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, bimë të dyshuara narkotike, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.

Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në Shëngjin, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re