Policia e Fierit ka arrestuar tre persona dhe proceduar një tjetër në gjendje të lirë për kultivim bimësh narkotike. Një 48 vjeçar u arrestua pasi iu gjetën në tokën e tij në 40 bimë kanabis të kultivuara.

Një 30 vjeçar nga Patosi u ndalua pasi gjatë një kontrolli në automjet, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, 30 fishekë arme gjahu dhe një elektroshok.

Edhe një 27 vjeçar nga Fieri ra në pranga pasi iu gjet drogë në makinë. Ndërkohë u procedua penalisht një 29 vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re