Fermerët e bashkisë Pustec kanë filluar kultivimin e çajit natyral.
 
Mitre Naumi është një nga banoret e kësaj zone, i cili prej tri vitesh merret me kultivimin e çajit. Ai tregon se fillimisht e ka marrë bimën në mal, për ta kultivuar më pas në toket e tij.
 
Në vitin e tretë të prodhimit, Mitre tregon se ka rritur sipërfaqen e mbjelle me çaj mali. Të njëjtën gjë pothuajse kanë bërë edhe banorë të tjerë të kësaj bashkie, por Mitre shprehet i shqetësuar për gjetjen e tregut te shitjes.
 
Ministri i bujqësisë Niko Peleshi ishte tek një nga fermerët. Pasi pa nga afër investimin ai premtoi gjetjen e tregut për çajin e, por mbi te gjitha për ngritjen e linjave te prodhimeve tradicionale në të gjithë vendin.
 
Në qarkut e Korçës janë ngritur disa punishte qe merren me produkte tradicionale që dalin në treg të certifikuara si prodhime të zonës.
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re