Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Poliçan.

Shtetasi F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, janë vënë në prangat e policisë pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet e grumbulluara si prova për veprën penale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poliçan

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re