Njoftimi i Policisë:
DVP Lezhë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas , për vepra të ndryshme penale.Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Jezull, Rrëshen, në një ambient të hapur, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi D. Gj., 41 vjeç, banues në Jezull, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.
—-
-Specialistët e Hetimit të Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 22 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar shtetas sirianë, me automjetin e tij, në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën Milot-Morinë i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip “Jeep”, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas koordinimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë ky shtetas është konstatuar dhe ndaluar në Rubik. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, ka rezultuar se shtetasi O M. drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

-Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin D. A., 48 vjeç, banues në Kukës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 19 dyer të blinduara, për të cilat nuk dispononte dokumentacion shoqërues.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re