54-vjeçari Hektor Hakarepi nga Delvina ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim droge.

Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës së tij ai kishte kultivuar drogë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-Hektor Hakarepi, 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re