Policia e Tropojës ka arrestuar babë e bir në kuadër të operacionit “Palçi”.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ndue Ndoja 53 vjeç dhe Amarildo Ndoja 19 vjeç (babë e bir), banues në lagjen Kotec të fshatit Palç, pasi kishin kultivuar bimë narkotike.

 

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

 

Njoftimi i policisë:

 

Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në terren të mbyllur. Finalizohet operacioni policor i koduar “Palçi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë. Goditet një rast i kultivimit të bimëve natkotike, në fshatin Palç, arrestohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir).

 

Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 1-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Palç ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palçi”.

 

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: N. N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç.

 

 

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: S. P., 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Palç, dhe Gj. P., 65 vjeç, me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re