Skip to content

Kultivuesit e grurit në Fier të “mbërthyer” nga kriza, kërkojnë ndihmën e shtetit: Mungon leku, çmimet në stratosferë… (VIDEO)

  • 16/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kultivuesit e grurit në zonën e Grecallisë, Mujallisë dhe Daullasit në Fier kërkojnë dorën e shtetit për të ndihmuar këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, mbështetje e cila sipas tyre deri më tani ka munguar. Fermerët kanë deklaruar se kanë munguar subvencionimet, edhe pse vëmendja duhet të ishte disa herë më e madhe.

“Nuk kemi kultivuar shumë sepse mungon leku, plehu ka vajtur në stratosferë! Kemi mbjellë nga 3 dynym se ça do bëhet. 130 mijë është plehu plus gjërat e tjera. Do hanë pulat dhe nuk ka asgjë fare për të shitur”
-tha fermeri.

Si pasojë e cmimeve të larta, duke nisur nga punimi i tokës, imputet, plehrat, farërar e deri tek korrja, fermerët kanë treguar se kostot e prodhimit janë shumë të larta, cka ka bërë që edhe sipërfaqet e mbjella të jenë më të vogla.

Situata është e njejtë thuajse në te gjitha zonat ku kultivohet gruri, aty ku fermerët presin të shesin atë pak prodhim të marrë me cmim më të lartë, për të përballuar shpenzimet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë