12 tetor – Berati një nga qytetet më të veçantë në Shqipëri dhe një pikë e rëndësishme referimi e qytetërimit tonë të hershëm, vjen për lexuesit përmes librit “Datimi i banesës Llavda” nga autorët Genc Samimi dhe Dritan Çoku.

Lashtësia, arti, traditat, kultura dhe vlerat pa kufij historike, arkitektonike dhe kulturore e bëjnë atë jo vetëm një nga qytetet më unike në Mesdhe por edhe me gjerë. Ai është mishërimi i një qytetërimi 2400 vjeçar, me një jetë të vazhdueshme edhe dinamike, e cila reflektohen të gjitha vlerat edhe në këtë banesë me një jetë 400-vjeçare.

Ndërtime të rëndësishme inxhinierike të asaj kohe kanë ndikuar edhe në këtë banesë, duke e pasuruar atë me elemente të rrallë arkitektonike, të cilat e bëjnë atë një objekt unikal me një arkiv vlerash autentike origjinale e monumentale. Kjo është banesa e Llavdës, sot muzeu Etnografik.

Terreni i aksidentuar, i pjerrët i tre lagjeve, sidomos i lagjes Mangalem, parcelat e vogla private të pamundura për të rritur sipërfaqen fillestare të ndërtimit në katin përdhe, të përcaktuara nga urbanistika e vjetër e pandryshueshme e rrugëve dhe e komunikimit ndërmjet tyre.

Çdo banesë ka një zgjidhje origjinale, një adaptim të ndryshëm arkitektonik nga ajo pranë saj, gjithmonë duke përshtatur e shfrytëzuar lëvizjen e terrenit të aksidentuar e të pjerrët, kështu e përshkruajnë qytetin e Beratit autorët e librit “Datimi i banesës Llavda”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re