Skip to content

“Kuman” vë në pranga babë e bir, e kishin mbytur banesën e tyre me cannabis sativa dhe fidanë narkotikë (EMRAT+DETAJET)

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi në banesat e tyre iu janë konstatuar disa kilogramë me lëndë narkotike e llojit cannabis sativa dhe disa fidanë narkotikë.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Kuman’, në pranga kanë rënë Ylli dhe Mikel Shurdha, banues në Kuman, Roskovec.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ylli Shurdha, 60 vjeç dhe Miken Shurdha, 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/faxweb