Mesazh që të përlot ka shkruar sot shkrimtari Zija Çela, për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Rikard Ljarja.

Shkrimtari, që ka qenë shok me Rikardin që në gjimnaz, zbulon edhe një detaj.

Ai ka qenë dëshmitar në celebrimin e aktoreve në martesë, të Rikard dhe Marjeta Ljarjas, të njohur të dy në skenën e xhirimit, në filmin ku Zijai ishte skenarist.

POSTIMI:

NE MUNGESE, RIKARD…

Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shume, sa shume na dha. Dhe ne perseri nuk do te mund t’i japim, ndersa Ai do te vazhdoje te na jape permes ekranit.

Pikellimi ka ndricimin e vet dhe ne keto caste ka pikerisht ate te diamantit te zi.
U njohem heret, ne vitet e rinise se gjimnazit, ne Shkodren e vendlindjes sone. Nuk e

parashihnim atehere se, nje dite, do te bashkepunonim ne nje film artistik, une si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist.

Eshte filmi ku gjete Marjeten, protagoniste gjithashtu. Prandaj me ftuat deshmitar ne celebrimin zyrtar te kurorezimit si bashkeshorte. E sot, ky deshmitari dhe ky kumbari, sot mungon ne mortin tend.

E di Rikard, sic e dije fort mire edhe ti, miku im i ndier, shume plage marrim gjate rruges se jetes, vdekja eshte e fundmit qe na vret. Por qe, njekohesisht, na perball edhe me te ardhmen tjeter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re