Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e konsideron sezonin turistik veror si të suksesshëm, duke nënvizuar se numri i turistëve i ka tejkaluar parashikimet. E gjendur përballi një “bumi” turistik, Shqipëria duhet të hartojë një strategji që i shërben këtij sektori, bashkangjitur mësimeve të marra nga sezoni që u la pas. Kështu deklaron Kumbaro, e cila bën me dije se qeveria ka gati strategjinë  strategjia e re të turizmit 2024-2030.

 

Bëhet fjalë për një rishikim të ligjit aktual, ku kryesisht nënvizohet konkurrenca e ndershme e sektorit privat.

 

 “Kemi tre kantiere të rëndësishme, rishikimi ligjit aktual. Ky projektligj është hedhur për konsultim publik, Duhet të nxisim mbështesim sektorin privat, por të garantojmë konkurrencë të ndershme. Do u jemi mirënjohës që ta jepni sugjerime të jeni pjesë e bashkëhartimit të draftit final. Kemi në përgatitje edhe strategjinë e re të turizmit 2024-2030, puna do kryhet brenda këtij viti dhe vitin tjetër do jemi në tryezat e konsultimi.

Instrumenti i ri i statistikave që do të ndërtojmë për truizmit, SAT. Për të kuptuar ku jemi, për të interpretuar të dhënat, për të ndihmuar formalizmin e mëtejshëm të tregut, do e kemi vitin e ardhshëm. Janarin 2024”, tha Kumbaro.

 

Ministrja e Turizmit bëri me dije se në periudhën janar-shtator 8.3 milionë të huaj vizituan Shqipërinë, sipas bilancit të këtij sezoni turistik veror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re