24 nëntor Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro i bëri apel sot qytetarëve të mbajnë pastër monumentet e kulturës.

Kumbaro ndau sot disa pamje nga aksioni për pastrimin e Kalasë së Beratit, duke theksuar se “në Berat, Kalaja shëmtohet dhe ne turpërohemi nga qeset dhe shishet që hidhen në cepat e bedenave shekullore”.

“Të kishin gojë e sigurt që nuk do të lëngonin për përballimin e luftërave me top, por për betejat e gjata me mbetjet që as i kishin çuar nëpër mend. Mund të fajësojmë nga mëngjesi në darkë kë të duam për situatën e mbetjeve, por s’e ndryshojmë dot faqen nëse secili prej nesh nuk merr përgjegjësitë që i takojnë.Kemi nevojë për qytetari, qytetari, qytetari”, shprehet Kumbaro.

Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve dhe jo vetëm është detyrë dhe përgjegjësi për të ofruar një turizëm cilësor.

Kalaja e Beratit vijon të jetë atraksioni turistik i preferuar për turistët e huaj dhe vendas në këtë sezon veror. Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum.

Plani Kombëtar i Pastrimit nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit. /k.s//a.a/

 

#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat7-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_2ff .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/1berat6-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re