Ministrja Kumbaro në fjalën e saj në parlament në kuadër të debateve mbi pr/ligjin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, u shpreh se ndërtesa aktuale është e rrënuar dhe për më tepër e rrezikshme për të zhvilliuar aktivitete, sipas opionit të specialisteve të fushës.
Në një situatë të tillë, sipas Kumbaros, ku godina aktuale është në gjëndje emergjence, duhet me patjeter të ndërtohet një teatër krejtësisht I ri dhe me standarte.
“Teatrit nuk ia ka dhënë vlerën godina por qindra artistë që kanë dhënë shfaqje aty ndër dekada. Sot ne po mundohemi të bëjmë një teater të ri modern dhe dinjitoz që tua lëmë trashëgimi të gjithë brezave që vijnë. Kjo ndërtese e bërë që para luftës së dyhtë botërore është tejet e amortizuar.



