Në panelin e dytë në Kongresin e PS po diskutohen prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

 

Ministrja e Turizimit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro tha se po të shikojmë Shqipërinë e viti 2010 nuk e gjejmë dot, sepse ka ndryshuar.

 

Partia Socialiste, tha ministrja, punët i nis gjithmonë duke menduar për të ardhmen. Për herë të parë, Kumbaro bëri të ditur edhe numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipëriën deri në 30 nëntor të vitit 2023.

 

Në vendin tonë kanë ardhur 9.53 milionë turist të huaj dhe deri në fund të dhjetorit ka shpresa për të arritur 10 milionë.

 

Kumbaro: Partia Socialiste ia nis ndryshe punëve, me vizionin që ndërton sot duke menduar për të ardhmen. Mazhoranca e cila na ka udhëhequr në këto vite të rindërtimit, e cila vendosi që më 2017 të fuste turizmin dhe mjedisin në një minsitri e kishte të qartë vizionin. Turizmi në një ekuilibër me mjedisin, me qëllimin për ta mbrojtur mjedisin dhe për ta kthyer në një burim ekonomie në funksion të së parës, turizmit. Kollaj ta thuash, por vështirë ta bësh në një vend të vogël si Shqipëria. Sot për herë të parë ndaj me ju këtë shifër, 9.53 milionë turistë të huaj ka pritur Shqipëria deri më 30 nëntor të këtij viti. Nuk dua të flas për dhejtorin, do ta bëj këtë kur të vijë momenti. Megjtihatë kemi shanse të kapim 10 milionshin.

 

Por minsitrja theksoi se nuk është e rëndësishme shifra, por ajo që ka bërë PS, e cila ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë ndaj nesh dhe në botë, si destinacioni turistik që nuk duhet humbur.

 

Kumbaro: Ky është vetëm fillimi pasi na pret një sfidë e madhe përpara. Në prill do të mirëpresim 40 ministra të turizmit nga gjithë kontinenti Evropian sepse Organizata Botrërore e Turizmit ka vendosur që këtë ngjarje të madhe ta mbajë në Tiranën tonë. Bregdeti do të jetë sërish me flamurin e pastërtisë. Nuk do ta ndalim përpjekjen tonë për Shqipërinë e pastër. Kemi fituar disa beteja, por jo luftën. Do të futemi së bashku me minsitrinë e Infrastrukturës së bashku me Bankën Botërore për të pastruar bashkitë që derdhen në Vjosë. Unë nuk e kisha përfyturuar ndonjëhetë që PS do më jepte këtë mundësi për të zbulaur pasionin për njerzit e tokës, një dashuri dhe pasion të cilin vetëm brenda kësaj force mund ta gjej./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re