Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, në takimin falënderuar të qytetarëve të qarkut të Gjirokastrës ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

 

Kumbaro, e cila është dhe drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës, tha gjatë fjalës së saj se PS e ka treguar gjithmonë se transformimin nuk e ka pjesë të fushatës, por pjesë të punës së tyre të përditshme.

 

Ndër të tjera Kumbaro është shprehur se qarku Gjirokastër është më i etur se kurrë për të ecur përpara.

 

“PS ka treguar se transformimin nuk e kemi fushatë, por punë të përditshme. E dinë shumë mirë ata që dalin nëpër mitingje se si është kthyer në mirëqenie çdo investim i kryer nga qeveria. Rama vjen shumë shpesh në Gjirokastër sepse është si një lloj dialogu mes pushtetit vendor dhe qendror. Ne i treguam se nuk jemi të kënaqur me ç’kemi bërë, por jemi të etur për të ecur përpara“, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re