Skip to content

Kundër klasës politike! Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës, braktisin auditorët dhe dalin në mbështetje të të rinjve

Mjekesia

Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyre për t’iu bashkuar lëvizjes dhe për të bojkotuar procesin mësimor.

Këtij tubimi i janë bashkuar edhe studentët e Mjekësisë, të cilët kanë lënë auditorët dhe kanë dalë për t’u bashkuar me protestuesit.

Pamjet tregojnë momentin kur studentët braktisin mësimin dhe i bashkohen kolegëve të tyre, në shenjë mbështetjeje për protestën që po vijon në universitete.