Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur që të bashkohet me artistët përpara godinës së Teatrit Kombëtar rreth orës 22 në mbrëmjen e sotme.

Basha do të qëndrojë gjatë gjithë natës me artistët, ndërkohë që vazhdimisht i ka mbështetur ata dhe ka qenë kundër prishjes së godinës.

Prej dy vitesh artistët luftojnë për të ndalur shembjen e godinës së teatrit.

Reagimi i Bashës erdhi ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj paralajmëroi se do të prezantojë të hënën projektin për ndërtimin e teatrit të ri, çka do të thotë shembje e goditës aktuale.

Më herët këtë të enjte, Basha tha se e konsideron Teatrin vijën e kuqe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re