Pas dëbimit të një diplomati rus nga Tirana nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Moskës zyrtare.

Mediat ruse citojnë burime nga Ministria e Jashtme atje, e cila shprehet se diplomatit i janë lënë në dispozicion 72 orë për t’u larguar.

Sipas të njëjtit burim, bëhet fjalë për sekretarin e ambasadës i cili është shpallur ‘non grata’, por pa dhënë ndonjë arsye.

Ky veprim vjen pasi Tirana dëboi në janar një sekretar të ambasadës ruse, nën pretendimet se kishte shkelur rregullisht masat anti-covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re