Një grup i madh protestuesish kanë rrethuar një qendër të numërimit të votave në Detroit duke bërtitur “ndalo numërimin” pasi personat që kundërshtonin janë nxjerrë jashtë.  Mbështetësit e Trump janë mbledhur aty para dhe kërkojnë që të futen brenda dhe të vëzhgojnë nga afër numërimin e votave.

Policia është përballur me turmat jashtë qendrës së numërimit të votave ndërsa mbështetësit republikanë dhe demokratë u larguan nga qendra, ku procesi i shtetit lejon që 134 kandidatë nga secili grup që të qëndrojnë në zonën e numërimit të votave.

Ndërkohë zyrtarët e zgjedhjeve janë zotuar të numërojnë çdo votë të vlefshme të hedhur deri në ditën e zgjedhjeve në Michigan, ku Joe Biden mori fitoren.

Ky reagim erdhi pasi  ekipi i fushatës së kandidatit të republikanëve, Donald Trump, tha se kishte ngritur një proces gjyqësor për të ndaluar numërimin e fletëve të votimit në Michigan.

“Ne kemi ngritur padi sot në Gjykatën e Kërkesave të Miçiganit për të ndaluar. Ne gjithashtu kërkojmë të rishikojmë ato fletëvotime të hapura dhe të numëruara ndërsa nuk kemi pasur qasje kuptimplotë”, thuhet në deklaratë. (A.M/Faxweb.al)

Election challengers halted outside of TCF Center by security and police chant “stop the vote,” referring to absentee ballot counting going on inside. pic.twitter.com/cNdC64y2qT

— Annalise Frank (@annalise_frank) November 4, 2020

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re