Skip to content

Kundërshtoi ‘arrestin me burg’, Apeli cakton datën e ankimimit të Alizotit

TIRANE- Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar sot datën e shqyrtimit të ankimimit të Fredi Alizotit, i cili kundërshton masën ‘arrest me burg’ që kërkoi prokuroria.

Kjo e fundit e akuzon Alizotin se ka bërë ‘kallëzim të rremë’ për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. “BalkanWeb” ka mësuar se më datë 24 tetor do të shqyrtohet edhe kërkesa e Alizotit.

Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’. Ndërkohë të enjten e kaluar gjatë dëshmisë së tij ai dha detaje edhe për videon e dytë të përgjuar, të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji. Alizoti tha se atë video e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.
(ed.me/BalkanWeb)