Kundërshtoi dhe goditi policin në krye të detyrës, arrestohet 57 vjeçari në Kavajë

kavaje.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një 57 vjecar në Kavajë është arrestuar ditën e sotme pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësin e policisë bashkiake në Kavajë.

Shtetasi me inicialet S.Sh sulmoi punonjësin e policisë në krye tëdetyrës, kështu që u bë arrestimi i tij i menjëhershëm nga specialistët për hetimin e krimit.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. Sh, 57 vjeç, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë si dhe ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Kavajë, për shkak të detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë