Një i ri nga Berati ka rënë në pranga, pasi akuzohet se dhunoi policinë. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Ermelind Dollani, banues në Lapardha.

I riu u arrestua në ambientet jashtë spitalit të Berait.

NJOFTIMI I POLICISË
Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re