Skip to content

Kundërshton masën “arrest me burg”/ Rekursi i Veliaj në Gjykatën e Lartë, caktohet data e seancës

Erion Veliaj arrestimi 770x433 1


Seanca e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë është caktuar 2 tetori.

Rekursi i Veliajt në GJL është në kundërshtim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Ai kundërshton një vendim të muajit korrik që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë. Rekursi është regjistruar në gjykatën supreme me datë 10 shtator dhe pritet të shqyrtohet brenda afateve ligjore.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkundershton masen arrest me burg rekursi i veliaj ne gjykaten e larte caktohet data e seances%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

 

Ndërkohë që këtë të enjte Gjykata e Posaçme hodhi shortin që caktoi gjyqtaren e Posaçme Etleva Deda për shqyrtimin në seancë paraprake te dosjes penale kundër Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Ndaj kryebashkiakut, SPAK ka ngritur 13 akuza, që nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa janë ngritur 11 akuza.