Kungulli e ka origjinën në Amerikën Qendrore. Farat më të lashta janë gjetur në Meksikë dhe mendohet se janë të rreth 9000 viteve më parë. Zakonisht ka përmasa të mëdha (mund të gjenden kunguj që peshojnë edhe 80 kg), transmeton Kosova Post.
Si zgjidhet kungulli?Kungulli mbillet në pranverë dhe piqet në gusht. Kur blejmë një të tillë, duhet të sigurohemi që të jetë i freskët, i pjekur dhe i fortë. Me një goditje të lehtë me grusht mund të sigurohemi për freskinë e tij nëse lëshon një zhurmë si të shurdhër. Gjithashtu, bishti i kungullit duhet të jetë i butë dhe i “ngjitur” mirë me të, ndërsa lëkura duhet të jetë e pastër dhe pa njolla.
Si ruhet kungulli?Mund të ruhet përgjatë gjithë dimrit në një ambient të errët, të freskët dhe të thatë. Nëse e keni hapur, mund të ruhet në frigorifer vetëm për disa ditë, pasi më pas nis e thahet.
Vlerat ushqimoreKungulli mund të “mbushë” një menu të tërë, nga antipasta te ëmbëlsira, pasi ka shumë “virtyte” dhe çdo pjatë që ka kungull do të jetë e shijshme dhe e shëndetshme. Kungulli përmban proteina, fibra, kalcium, hekur, potas, fosfor, vitamina A, B1, B2 dhe C.
Vetitë e kungullitKungulli ka shumë veti. Duke nisur nga tuli që përmban karotenoide. Edhe farat e kungullit janë të rëndësishëm, pasi përmbajnë fitosterol, melenë dhe fitolecitinë. Farat kanë edhe rolin e ilaçit, pasi largojnë nga zorra e trashë krimbat.Por jo vetëm kaq. Farat e kungullit janë edhe në gjendje të lehtësojnë inflamacionin e lëkurës dhe të parandalojnë çrregullimet në rrugët urinare./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re