Asambleja e PS-së miratoi këtë të shtunë dhe vendimin për kuotat mujore që të duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit.

 

Sipas dokumentit rezulton se biznesmenët anëtarë partie kanë pagesën më të madhe për të paguar. Ata do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja.

 

Partia Socialiste që nga pagesa mujore, për të qenë anëtarë i Partisë në pushtet nuk përjashtohen as studentët. Çdo pensionist, i papunë apo dhe student që është anëtar i PS, do paguaj 50 lekë në muaj.

 

Ndërsa deputetët e ministrat socialistë do të japin nga 7 mijë lekë të reja. Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re