Është skuadra e Atalantës finalistja tjetër e Kupës së Italisë, pasi mposhti me rezultatin 3 me 1 mbrëmjen e sotme skuadrën e Napolit.

2 gola të Matteo Pessinas dhe 1 i Duvan Zapatës ishin shumë për napoletanët, të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës vetëm një herë me meksikanin Hirving Lozano.

Ndeshja e parë në Napoli kishte përfunduar 0 me 0, dhe në këtë mënyrë skuadra që shkon në finale të Kupës së Italisë është Atalanta .

Skuadra tjetër që u kualifikua për në finale është Juventusi, i cili arriti të s’kualifikonte zikaltërit e Antonio Contes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re