UNRWA paralajmëroi të dielën se Izraeli po i lë qëllimisht civilët në Rripin e Gazës të paushqyer, pra në uri ekstreme, përfshirë një milion fëmijë, shumë prej të cilëve janë në rrezik vdekjeje.
Agjencia shpjegoi se ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë banorët e Gazës për më shumë se tre muaj, por se ruhet në depo në anën egjiptiane të pikës kufitare të Rafah.
UNRWA bëri thirrje për heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës dhe lejimin e hyrjes së ushqimit dhe ilaçeve.
“Hiqni bllokadën, lejoni UNRWA-në të sjellë ushqim dhe ilaçe”, tha agjencia.
UNRWA u bëri thirrje autoriteteve izraelite, duke thënë: “Hiqni bllokadën dhe lejoni UNRWA-në të bëjë punën e saj dhe të ndihmojë ata që kanë nevojë, përfshirë një milion fëmijë.”
Kjo vjen ndërsa numri i fëmijëve që kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja në Gaza është rritur në 71, sipas zyrës së medias së Rripit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se një numër i paparë qytetarësh të uritur të të gjitha moshave po mbërrijnë në shërbimet e urgjencës në një gjendje lodhjeje dhe rraskapitjeje ekstreme.
Ministria paralajmëroi se shumë banorë të Gazës do të ishin në rrezik vdekjeje të sigurt për shkak të urisë dhe pamundësisë së trupave të tyre për t’i bërë ballë vapës.
Zyra e medias e qeverisë konfirmoi se numri i të vdekurve nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve ishte rritur në 620, mes përkeqësimit të urisë dhe ndërprerjes së shpërndarjes së ndihmës humanitare. /tesheshi.com/
