Kupa e Shqipërisë në Çiklizem bllokon aksin rrugor Piskupat – Korçe.
Policia lokale bën me dije se aksi do të bllokohet nga ora 16:00 kur nis etapa e parë e çiklizmit deri në përfundimin e sajë në qytetin e Korçës. Bllokimi i rrugës do të bëhet gjatë kohës së levizjes së çiklistëve.
Bllokimi i rrugës për shkak të etapës do të bëhet edhe nga Korça në drejtim të Blilishtit.
Polica e Korçës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve jovetëm pasditen e sotme por edhe ditën e premte në etapën e dytë të kupës së Shqipërisë në çiklizmem.