Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit në 1/8 të Kupës së Shqipërisë duke nxjerrë kështu edhe katër gjysëmfinalistët në trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Këtë vit nuk do të ketë asnjë skuadër nga Kategoria e Parë ndryshe nga sezoni i shkuar në fazën gjysëmfinale pas eleminimit të Tiranës por edhe asnjë skuadër kryeqytetase pasi është eleminuar edhe Partizani.

Në Kukës vendasve u mjafton një gol i shpejtë i Gurit për të vendsour ndeshjen dhe kualifikimin. Në fund Ngo mund ta dërgonte ndeshjen në shtesë por shtylla pengoj atë dhe Tiranës për ta zgjatur edhe më gjatë ëndrrën e tyre.

Tashmë mund të quhet një skuadër Kupe pasi fiton edhe në Gjirokastër ndërsa bluzinjtë tregojnë një tjetër fytyrë nga ajo e kampionatit në Kupë.

Shumë e thjeshtë për Skënderbeun për të vazhduar rrugëtimin në Kupë jo vetëm fitorja e ndeshjes së parë në Durrës por edhe fokusimi i teutës në kampionat ia bën kalimin më të thjeshtë bardhekuqve. Lilaj shënon golin e parë në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytë Soue del nga ‘’thatësira’’ dy myjore me një dopietë.

Por emocionet më të mëdha ishin në kryeqytet ku përballej Partizani ndaj Flamurtarit. Sidibe kalon vlonjatët në avantazh por Trashi barazon shifrat në fundn e kësaj pjese. Në pjesën e dytë Asani shënon golin e dytë për Partizanin por kualifikimi nuk vjen për shkak të humbjes me një gol në Vlorë./Berati.TV

Ndeshjet e 1/8 të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi 1-0 Tirana(1-1)

Shënues: 4’ Guri

Luftëtari 0-1 Laçi (0-3)

Shënues: 50’ Rexhinaldo

Skënderbeu 3-0 Teuta (2-0)

Shënues: 45’ Lilaj, 60’ 71’ Soue

Partizani 2-1 Flamurtari (0-1)

38’ Trashi, 79’ Asani/ 11’ Sidibe

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re