Kupa e Shqipërisë siguron një finale surprizuese mes Skënderbeut dhe Laçit duke u nisur nga rezultatet e ndeshjeve të para kur Flamurtari dhe Kukësi shiheshin favorit.

Kukësi 1-1 Laçi

Shënues: Guri 20’(pen)/ Rexhinaldo 78’

Goli i Kukësit vjen shpejt pasi njeriu i momentit te Kukësi, Sidrit Guri fiton dhe më pas realizon një penallti duke i dhënë avantazhin verilindorëve. Ky gol i jepte kualifikimin e përkohshëm kukësianëve por deri në fund as nuk dysfishon rezultatin.

Ndërsa në fund vetëm 12’ nga mbyllja e ndeshjes është afrikani Rexhinaldo që shënon golin e barazimit dhe që i jep kualifikimin Laçit.

Flamurtari 0-2 Skënderbeu

Shënues: Soue 59’, Nimaga 61’

I mjaftonte një barazim pa gola Flamurtarit por i mjaftojnë Skënderbeut dy gola për të kapur finale dhe për të synuar të parën Kupë në historinë  e tyre.

Pas një barazimi pa gola në pjesën e parë në të dytën janë dy afrikanët e Skënderbeut që i japin fitoren e dytë në pak ditë Skënderbeut në Vlorë. Fillimisht sulmuesi Soue dhe më pas Nimaga shënojnë dy herë për të dërguar Skënderbeun në finale./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re