Skip to content

“Kupa është mbushur, tani duhet thyer”, presidenti Meta me deklaratë të fortë: Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën për 2 arsye

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të ketë më kurrë një marrëveshje politike Rama-Meta.

Presidenti ka theksuar se historia e koalicionit me Edi Ramën ka përfunduar, ndërkohë ai ka shtuar gjithashtu se probleme me drehtësinë amerikane ka vetëm kryeministri aktual i vendit, i cili shkoi në Amerikë i maskuar si grua për të bërë një foto me Presidentin amerikan.

“Mos prisni nga ndërkombetarët të zgjidhin hallet tona.

Një nga ata qe ka probleme me drejtësine amerikane është kryeministri aktual që shkoi në SHBA i maskuar si grua për të bërë një foto me Presidentin amerikan.

 Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë!

 Kupa është mbushur, tani duhet thyer!

 Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën.

Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!

 Marreveshje politike ne kete toke mes Ilir Metes dhe Edi Rames nuk do ketë më kurrë.

Arsyet jane dy: Ka vënë në diskutim integritetin territorial te Shqiperise dhe ka vënë në diskutim kufijtë e Kosovës,” deklaroi Meta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb