Këtë fundjavë nis zyrtarisht edicioni i parë i “Kupës Pavarësia” në volejboll me 4 skuadra , 2 nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova. Tirana dhe Erzeni i meshkujve do të sfidojnë Dritën dhe Ferizajn në Palestrën e Sporteve në Kosovë me dy gjysmëfinale dhe në fund finalja e madhe.

 

Bardheblutë e kryeqytetit janë të vendosur se këtë sezon duan të fitojnë gjithçka dhe këtë e kanë treguar dhe në kampionatin kombëtar në të cilën kanë regjistruar vetëm fitore.

 

Kapiteni i skuadrës Ervin Çali dhe volejbollisti, Norgen Baruti tregojnë për Vizion Plus, pritshmëritë nga ky eveniment.

 

ERVIN ÇALI

KAPITEN I VOLEJBOLLIT TE TIRANES

 

”Kemi një skuadër kompakte dhe premtuese për të marrë maksimumin në fushë. Si kapiten i skuadrës mund të them se kemi punuar fortë dhe atmosfera është ajo që ne do donim. Klubi jonë kërkon të fitojë gjithçka.”

 

NORGEN BARUTI

VOLEJBOLLIST I TIRANES

 

”Jemi krijuar një skuadër për të fituar çdo gjë. Kemi mentalitetin e fituesit dhe them se këtë e ka treguar dhe faza e parë e kampionatit që nuk regjistruar asnjë humbje. Djemtë janë në formë të mirë dhe besojmë fortë se ky sezon është i joni. Tirana nuk sheh asnjë kundërshtar përveç vetes së vet, por rival mund të veçoj, Partizanin apo Erzenin”

 

Edhe trajneri bardheblu, Arben Sako, u shpreh se skuadra është e ndërtuar për të fituar.

 

 

ARBEN SAKO TRAJNER I TIRANËS

”Jam optimist për këtë ligë dhe mendoj se do të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Kam bënë ndër partizanët e parë që ka qenë pro kësaj lige dhe pse jo ta fillojmë kështu deri në një ligë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tirana është skuadra për tu mundur këtë sezon pasi kemi mundur çdo skuadër dhe kemi treguar se ky është viti jonë . ”

 

Gjysmëfinalet e meshkujve në Kupën Pavarësia Drita -Tirana dhe Erzeni- Ferizaj luhen në 27 nëntor ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në 28 nëntor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re