Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me strukturat e qarkut Tiranë, ka deklaruar se qeveria sipas tij, nuk synon asgjësimin e opozitës por, ka synuar “shndërrimin e saj në një forcë politike të pavlerë’.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se “Edi Rama më një sërë vendimesh defakto, politikisht bën të paqenë opozitën në parlament”, ndërsa shton më tej se ka ardhur një moment ku “kupa po derdhet”.

Sali Berisha: PD edhe opozita hyn në një fazë të re dhe betejë të re, nga kushte dhe rrethana që nuk kanë ekzistuar në opozitën shqiptare ne 30 vite. Opozita, PD, kaloj në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira  të saj, ndonëse mbart në vete të gjitha transformimet e Shqipërisë në dekada. Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore me një agresion nga qeveria që synon mosasgjesimin e saj tërësisht, por ka synuar shndërrimin e saj në një forcë politike të pavlerë.

Ka një moment, që në gjuhen e thjeshtë të popullit thuhet  ‘Kupa po derdhet”. Pas mbijetesës sonë, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Edi Rama më një sërë vendimesh defakto, politikisht bën të paqenë opozitën në parlament. Ne si përfaqësues, të atyre 600 mijë qytetarëve në 14 Maj, shkojmë sot si kurrë në historinë e parlamentit, si të paqenë.

Sot, opozita e vërtetë hyn në parlament pasi asaj nuk i lejohet më asnjë komision hetimor parlamentar, kjo është e drejte kushtetuese e opozitës. Pas komisionit të djegësve kemi dërguar 3-4 kërkesa për komisioni të tjera të cilat janë bllokuar në parlament në mënyrën më antikushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re