Kombëtarja shqiptare u nis paraditen e kësaj të mërkure drejt Cekisë, aty ku do të luajë pikërisht të enjten në mbrëmje në 20 e 45 duelin e rëndësishëm ndaj të zotëve të shtëpisë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.Grupi I stërvitur pak ditë nhë Tiranë është i plotë dhe pa problem serioze.

 

Shqetësimi i vetëm i vogël ishte gjëndja gripale e Qazim Laçit, që gjithsesi duhet të jetë plotësisht gati për sfiden e Pragës.Sot në stadxiumin  e ndeshjes “Fortuna Arena” , kuqezinjte do të kryejnë edhe seancën e fundit, teksa Silvinjo do të ravijëzojë edhe idete e tij mbi formacionin titular.

 

Nuk pritet të ketë befasi të mëdha në raport me ndeshjet e qershorit kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë.

Në portë, do të jetë Etrit Berisha menjehere protagonist me empolin në serine A,Ballium, Gjimshiti, Ismaili dhe Hysaj,  diga para mbrojtjes e përbërë nga Ramadani dhe Asllani ndërsa treshja ofensive Asani, Bajrami dhe Uzuni do të jetë e gjitha në mbështetje të Sokol Cikalleshit.

 

Varësisht nga mënyra sesi do të shkojë ndeshja, tekniku Silvinjo do të përdore edhe kartat e reja Daku dhe Muja.  Në pragë kuqezinjte do të gjejnë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh që do të jenë në stadium, në një përballe mjaft të rëndësishëme për ëndërrën europian  pasi Cekia kryesuese ka vetëm 1 pikë më shumë sesa Shqiperia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re