Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e parë stërvitore në kompleksin e klubit të Espanjolit në Barcelonë. Të enjte kuqezinjtë do të sfidojnë në transfertë Andorën , në ndeshjen e parë të vlefshme për eliminatoret e botërorit katar 2022.

 

Pas mbërritjes në Barcelonë  të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve të covid19 ku për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativë. Sa i përket seancës së parë stërvitore ,  ekipi është ndarë në dy grupe ku disa nga futbollistët  kanë zhvilluar një përgatitje me intensitet të plotë, ndërsa një grup tjetër ka bërë vetëm një seancë të pjesshme.

 

Kështu Berat Gjimshiti, Armando Broja  Sokol Cikalleshi, Elseid Hysa, dhe  Ylber Ramadani për shkak të impenjimeve me klubet e tyre në fundjavë kanë zhvilluar një seancë të vecuar nga të tjerët.

 

Megjithatë edhe në ditën e parë të grumbullimit skuadra  nuk ishte  e kompletuar pasi futbollistë si Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli u bashkuan me  grupin në orët e mbrëmjes.

 

Kjo për shkak të aktivizimit me klubet e tyre. Përfaqësueja shqiptare përballet me Andorën të enjten , 3 ditë më vonë me Anglinë në Tiranë dhe më 31 mars me San Marinon në transfertë.