Shqipëria merr një fitore të rëndësishme përballë Moldavisë në ndeshjen e katërt të kualifikueseve për Euro 2020.

Kuqezinjtë e teknikut Reja kanë arritur të mposhtin miqtë me rezultatin 2 me 0 Moldavinë falë golave të bërë nga Sokol Cikalleshi dhe Ramadanit.

Goli i parë erdhi pas një aksioni mjaft të bukur në zonën kundërshtare ku Odise Roshi i dhuroi një asist Sokol Cikalleshit.

Kombëtarja shqiptare ka ushtruar vazhdimisht presion ndaj Moldavisë ku gjatë pjesës së parë kanë pretenduar për një penallti pas prekjes me dorë të mbrojtësit kundërshtar.

Kjo ishte ndeshja e dytë nën drejtimin e tranjerit Edi Reja i cili merr fitoren e parë me kuqezinjtë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet e katërta në grup me 6 pikë, pas  Islandës, Turqisë dhe Francës me nga 9 pikë të treja./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re