Shqipëria ka arritur të marrë një fitore të madhe në “Elbasan Arena”, aty ku ka mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Islandës

. Kuqezinjtë kanë bërë autokritikë për humbjen e pak ditëve më parë në Francë, ku u turpëruan me rezultatin 4-1, duke shfryrë ndaj islandezëve.

Ka qenë fillimisht Dermaku ai që ka shënuar golin e avantazhit, por islandezët kanë barazuar.

Më pas, radhën për të shënuar e ka pasur kapiteni Hysaj megjithatë miqtë kanë barazuar sërish.

Në fundin e takimit, Roshi dhe më pas Çikalleshi i kanë dhënë kuqezinjve këtë fitore që i mban sërish në garë për një vend për në Europianin e ardhshëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re