Shqipëria arriti të mundë Bjellorusinë në ndeshjen e luajtur këtë të mërkurë në “Air Albania”. Kuqezinjtë ja dolën të ruajnë avantazhin edhe në pjesën e dytë.

 

Bjellorusët u përpoqën të kthejnë shifrat në 45-minutëshin e dytë, por nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol. Sfida u mbyll me rezultatin 3-2. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë fituan grupin e katërt të Ligës C, mbyllën grupin në vendin e parë me 11 pikë, një më shumë sesa bjellorusët.

 

Për të vendosur fituesin e Ligës C, Kombëtarja do të  ndeshet me një nga fituesit e grupeve të tjera, që mund të jetë Sllovenia, Maqedonia e Veriut ose Mali i Zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re