Teknikët dhe punonjësit e aeroportit janë fotografuar në një moment duke shtyrë aeroplanin prej 35 mijë kg.

Incidenti i çuditshëm që përfshin një aeroplan të Garuda Indonezia besohet të ketë ndodhur në aeroportin Tambolaka në provincën lindore, Nusa Tenggara të enjten.

Rreth 20 burra u panë duke ecur ngadalë dhe duke shtyrë aeroplanin në drejtim të terminalit, ndërkohë që pasagjerët në bord filmuan ngjarjen.

Përdoruesit e mediave sociale kanë thënë se avioni kishte rënë dhe udhëtarët ishin të detyruar të ndihmonin, por linja ajrore i dha fund menjëherë spekulimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re